Partizani hap audicionet, zbulohen dy “suedezët” që po provohen në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 9:38

Partizani hap audicionet, zbulohen dy “suedezët” që po provohen në Turqi

Faza përgatitore e Partizanit në Antalia po shoqërohet edhe me testime të shumta në radhët e skuadrës. Të kuqtë kanë disa prioritete për të realizuar në ditët e mbetura të merkatos së dimrit, ku gjetja e një sulmuesi “pykë” mbetet prioritet.

Partizani

Për të plotësuar këtë boshllëk, “demat” kanë hapur audicionet, por klubi po bën të pamundurën që të mos japë emrat e lojtarëve që kanë mbërritur për provë. Në këtë rast arsyet pse klubi e bën këtë gjë janë dy: i druhen faktit se mund të kenë interferime nga rivalët, ose lojtarët janë anonimë dhe u vjen turp të bëjnë publike emrat e aspirantëve.

partizanii

Ditë më parë, “Panorama Sport” zbuloi emrin e senegalezit të Komos, Ahmet Fall, që ka mbërritur për provë. Pasi emri doli në gazetë, klubi pranoi ta përmendë lojtarin, si një nga sulmuesit që po testohen në Antalia.

Por dje “Panorama Sport” ka zbuluar edhe emrat e dy sulmuesve të tjerë, që prej ditësh kanë nisur provën me “demat”. Pikërisht bëhet fjalë për 19- vjeçarin Kristofer Japson dhe Granit Sherifin.

Partizani2

Para disa ditësh doli vetëm emri i sulmuesit 19-vjeçar, i cili në kampin e kuq thirrej thjesht si Kristofer. Protokolli i ndeshjes miqësore me Kasimpasha ka bërë që të rrjedhin mbiemrat e lojtarëve që janë në provë te Partizani, por që klubi i mban të fshehur.

Përveç të konfirmuarve të merkatos, Telushi, Mala, Maliqi, Belica, Lukas, si dhe të senegalezit Fall në protokoll figurojnë edhe dy sulmuesit suedezë Japson dhe Sherifi. Edhe pse lojtarët figuronin në protokoll, të kuqtë u treguan të rezervuar për të dhënë detaje rreth dy lojtarëve, që me sa duket nuk janë të nivelit për Partizanin.

part

Për Kristofer Japson është e vështirë të gjesh të dhëna, ndërsa Granit Sherifi është një sulmues që vjen nga liga e tretë në Suedi. 24-vjeçari kosovar me pasaportë suedeze, në sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Rosengardit, ku është aktivizuar në 22 ndeshje, ku ka shënuar edhe katër gola.

granit sherifi

Në dhjetor Sherifi u stërvit për disa ditë me Lushnjën, por nuk gjeti akord financiar. Japson, Sherifi dhe Fall vijojnë testimin dhe, sipas thënieve të trajnerit Starova, pas ndeshjes së djeshme, i bie që miqësorja e 15 janarit të jetë prova e së vërtetës për këta lojtarë.

Duke parë lojtarët që kanë shkuar për provë, mund të heqësh shumë paralele me merkaton e verës që kreu Partizani, ku edhe emra të ardhur me bujë nga Italia dolën skarcitet.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"