Partizani-Flamurtari, kur përmbysja zgjat… tri ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 11:33

Partizani-Flamurtari, kur përmbysja zgjat… tri ndeshje

Përballja mes Partizanit dhe Flamurtarit në çerekfinale të Kupës është një “deja vu” e 2009-ës. Ashtu si tani, edhe para 9 viteve, Partizani mundej 1-0 në takimin e parë në Vlorë, më 25 shkurt 2009.

Ndeshja e futbollit, Partizani-Flamurtari i Vlores, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Selman Stermasi ne Tirane.

Ndeshja e futbollit, Partizani-Flamurtari i Vlores, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Selman Stermasi ne Tirane.

Dy javë më pas, më 11 mars, Partizani e përmbysi Flamurtarin. 90-minutëshi mbaroi 1- 0 për të kuqtë, me gol të Arbër Capës në minutën e 39-të. 30 minutat e shtesës nuk e ndryshuan rezultatin dhe më pas u gjuajtën penalltitë, ku Partizani fitoi 5-4.

Si për koincidencë, ai Partizan plot halle drejtohej nga Shpëtim Duro, i cili është trajner i Flamurtarit. Të kuqtë nuk e gëzuan kualifikimin.

27825683

U desh të luhej një ndeshje e tretë, pasi të dyja ekipet kishin aktivizuar lojtarë me probleme federimi në Kupë. Më 8 prill 2009 u luajt ndeshja e tretë në fushë asnjanëse në Durrës, ku Flamurtari fitoi 1-0, me gol të Devis Memës, i shënuar me penallti në minutën e 107-të, pasi 90-minutëshi përfundoi 0-0.

Takimi solli shumë polemika, aq sa trajneri Duro mendoi largimin nga Partizani, ndërsa trajneri vlonjat Eqerem Memush i quante të kota ankesat e “demave”.

Capa

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"