Partizani fitore në ndeshjen jubile, ja pse ishte trepikëshi ndaj Kamzës ishte i veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 20:50

Partizani fitore në ndeshjen jubile, ja pse ishte trepikëshi ndaj Kamzës ishte i veçantë

Takimi i djeshëm me Kamzën ka qenë jubilar për Partizanin, pasi regjistroi ndeshjen e 1600-të në Kategorinë Superiore. Ky është edicioni i 80-të i Superiores, por të kuqtë kanë marrë pjesë në 66 kampionate. Me golin e Telushit, në derbin e djeshëm ndaj Kamzës, Partizani ka regjistruar fitoren numër 1001 në Superiore.

Partizani55

Gjithsesi, duhet përmendur fakti se “demat” kanë 25 vite që nuk e fitojnë titullin kampion, pasi për herë të fundit e kanë arritur nën sezonin 1992-1993, ku arritën sukses të dyfishtë, pasi morën edhe Kupën e Shqipërisë. Mbetet për të parë nëse Partizani do ta largojë këtë makth që e shoqëron prej një çerekshekulli, duke mos dalë kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"