Partizani fiton me përmbysje 3 pikët e para, Teuta shpërdoron avantazhin dhe e mbyll me 9 lojtarë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 18:57

Partizani fiton me përmbysje 3 pikët e para, Teuta shpërdoron avantazhin dhe e mbyll me 9 lojtarë (VIDEO)

Është mbyllur me fitoren e miqve sfida mes Teutës dhe Partizanit. Ishin vendasit ata që shënuan të parët, me Dostin, por pas një penalltie të humbur të Lenës, Partizani shënoi me Trashin dhe Sukajn dhe arriti të përmbyste. 2 lojtarë të durrsakëve u ndëshkuan me të kuq, përkatësisht Shehaj dhe Dediç. 3 pikët e para për Partizanin.

teuta partizani

Komenti minutë pas minute

partiz

90+5’ Mbyllet sfida në Durrës. Partizani fiton me përmbysje 1-2, ndërsa Teuta nuk menaxhoi dot avantazhin dhe shpërdoroi një penallti. Edhe dy kartona të kuq për djemtë e detit.

93’ Bardhi shpërdoron një rast të artë. Godet sipër traut të portës.

90’ Akordohen 5 minuta shtesë.

87’ Karton i kuq për Dediç. Ndëshkohet bosnjaku për goditje ndaj Kalarit. Teuta me 9 lojtarë.

sukaj penallti

 

79’ Shënon Sukaj. Partizani kalon në avantazh me 11-metërsh.

78’ Karton i kuq për Shehajn. Prek topin me dorë brenda zonës. Penallti për Partizanin.

77’ Faull brenda zonës së Teutës. Moçka kap pa të drejtë topin brenda zone.

76’ Bardhi çan mbrojtjen e djemve të detit, godet por pret Moçka.

72’ Goditje e rrezikshme me të majtën nga Sukaj, por Moçka në krye të detyrës. Largon në goditje këndi.

teuta partiza

66’ Tjetër mundësi për Teutën. Latif godet me kokë dhe topi fare pranë portës.

60’ Karton i verdhë për La Kamerën, për një goditje ndaj kundërshtarit.

54’ Godet Sukaj me të majtën, por goditja shkon mbi kuadrat.

48’ Një top i ardhur nga faulli parakalon pasqyrën e portës së Partizanit, por durrsakët nuk shtyjnë dot topin.

46’ Nis pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë në Durrës. Teuta 1-1 Partizani

45’ Trashi shënon golin e barazimit. Pas një harkimi të gjatë, Trashi gjendet në pozicion dhe shtyn me kokë, pas shpinës së Moçkës.

goli anulluar

43’ Arbitri anulon një gol të Latif, për pozicion jashtë loje. Pamjet janë të dyshimta.

41’ Xhevahir Sukaj me një goditje me thembër, tenton të shënojë, por Moçka në pozicion ndalon.

40’ Teuta vazhdon në sulm. Pas një goditje këndi, topi parakalon gjithë pasqyrën e portës, por durrsakët nuk e shtyjnë dot drejt rrjetës.

37’ Latif pranë golit me kokë, por Hoxha bën mrekullinë. Shpëton nga fare pranë.

36’ Lojtarët e Teutës rrëmbejnë një top nga Atanda, por goditja e Latif nuk shkon në portë.

34’ Atanda godet me kokë nga goditja e këndit, por Hërkaç kontrollon pa probleme.

24’ Hoxha pret penalltinë e Lenës.

23’ Penallti për Teutën. La Kamera pengon Çyrbjen në zonë.

goli

18’ Shënon ekipi durrsak. Dosti realizon një gol shumë të bukur nga faulli.

9’ Latif pranë golit, pas një pakujdesie të Atandës. Topi përfundon jashtë.

6’ Nervozizëm që në nisje të ndeshjes. Ndëshkohen me të verdhë Hila dhe Batha.

1’ Nis ndeshja në Durrës.

 

Teuta – Partizani | 17:00

Teuta: Moçka, Beqja, Shkalla, Hërkaç, Hakaj, Lena, Hila, Dediç, Dosti, Latif, Çyrbja,

Trajner: Gugash Magani

 

Partizani: Hoxha, Progni, Krasniqi, Atanda, Kalari, La Kamera, Batha, Vila, Trashi, Adorian, Sukaj

Trajner: Mark Juliano

 

Gjyqtar: Remzi Sadiku

KV: Hila / Batha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"