Partizani fiton gjyqin me RNK Split për Rrahmanin, ja shuma që përfiton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2016 | 17:25

Partizani fiton gjyqin me RNK Split për Rrahmanin, ja shuma që përfiton

Klubi i Partizanit ka fituar betejën ligjore RNK Splitit duke përfituar 60 mijë euro. Partizani fitoi gjyqin në FIFA për detyrimet që kroatët kishin për transferimin e mbrojtësit Amir Rrahamani.

13256550_1807103419560088_5117384411768158397_n

Sipas një njoftimi të publikuar nga të kuqtë, vendimi ishte marrë pak ditë më parë, por FIFA njoftoi sot klubin dhe FSHF-në.

Nëse RNK Split nuk ekzekuton vendimin e FIFA-s, Partizani thekson se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, duke paralajmëruar se mund t’i drejtohet Komisionit të Disiplinës në këtë organizate.

Njoftimi i plotë i klubit të Partizanit:

KLUBI FITON GJYQIN E RADHËS

RNK SPLIT I DETYROHEN TË KUQVE RRETH 60 MIJË EURO PËR TRASFERIMIN E AMIR RRAHMANIT

15- të herë Kampionët e vendit fitojmë një tjetër betejë ligjore. Klubi RNK SPLIT skuadër në të cilën u trasferua Amir Rahmani, ish mbrojtesi i kuq dhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues, do të jetë perfundimisht i detyruar të shlyejë shumën e afro 60 mijë eurove.

Vendimi është marrë në datën 17 të muajit Qershor, ndërkohë që sot FIFA ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Klubin Partizani.

Vendimi final dhe perfundimtar i Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s ka pranuar kërkesë padinë e klubit të Partizanit ndaj RNK Split-it për kompesimin e trainingut të lojtarit Amir Rrahmani, i cili u aktivizua me të kuqtë për dy sezone me radhë. Sipas vendimit të marrë klubi Kroat duhet të derdhë në arkën e klubit të Partizanit afro 60 mijë euro brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi.

Në të kundërt , nëse klubi RNK Split nuk do të ekzekutoj pagesën brenda këtij afati , Klubi Partizani do ti drejtohet Komisionit të Disiplinës së FIFA-s

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"