Partizani ende në merkato, sulmi dhe mbrojtja kërkojnë zgjidhje para Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 15:37

Partizani ende në merkato, sulmi dhe mbrojtja kërkojnë zgjidhje para Europës

Partizani vazhdon të jetë në merkato dhe të kërkojë zgjidhje për disa pozicione vakante në skuadër. Të kuqtë kanë shumë mesfushorë qendre, por ndeshjet e Europës një pjesë të tyre nuk i gjejnë në formën më të mirë fizike.

partizani

Matondo dhe Maget nuk janë stërvitur me ekipin, ndërsa Romero dhe Telushi ende nuk janë në formën e duhur fizike për të përballuar një 90-minutësh të tërë. Ndërkohë, mungon një fantazist për të konkurruar Hotin në mesfushë.

MBROJTJA

Në mbrojtje të kuqve u duhen me patjetër dy mbrojtës krahu dhe një qendre. Gjithsesi, momentalisht çështja e anës së majtë është zgjidhur, sepse ka ardhur Ndreca për ndeshjet e Kupave të Europës. Gjithsesi, pas kësaj do të duhet një tjetër lojtar që të jetë alternativë për Atanaskoskin. Kërkesa e Mehmetit është që të gjitha pozicionet të jenë të dubluara dhe me shumë mundësi deri në fund të merkatos, drejtori Marini do të ketë bërë zgjedhjet e nevojshme.

SULMI

Në sulm situata është më emergjente se në repartet e tjera. Cara, Cvetanoski dhe Skuka janë sulmuesit e vetëm tipikë, ndërkohë që Da Silva po e shtyn nga dita në ditë zyrtarizimin e më pas bashkimin me skuadrën. Nga ana tjetër, Cvetanoski po vuan një problem fizik dhe nuk po stërvitet normalisht me grupin. Në ndeshjen e djeshme ndaj Dekanit, Mehmeti provoi Hotin si sulmues fals e herë-herë të deklaruar, duke spostuar Skukën në të djathtë e vendosur Carën në të majtë. Kjo është një zgjidhje e mirë me mundësitë që janë, por sigurisht nuk pretendohet të luhet në Europë me lojtarë të ambientuar në role të ndryshme. Kështu, plotësimi i sulmit është më shumë se nevojë te “demat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"