Partizani e pret krahëhapur prej dy vitesh, Gledi Mici zyrtarizon vendimin për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 18:46

Partizani e pret krahëhapur prej dy vitesh, Gledi Mici zyrtarizon vendimin për të ardhmen

Gledi Mici nuk do të kthehet në kampionatin shqiptar. Mbrojtësi i majtë, i cili prej dy vitesh ndiqet me shumë interes nga skuadra e Partizanit e cila i ka bërë vazhdimisht oferta atij për t’u kthyer në Superiore, ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij në radhët e klubit të Prishtinës.

mICI

Futbollisti është në vitin e fundit të kontratës me bardheblutë e Prishtinës, por kishte dyshime sa i përket të ardhmes së tij pasi nuk kishte një akord për vazhdimësinë mes palëve edhe në këtë edicion. Megjithatë, duket se të gjitha dyshimet janë zhdukur, pasi vetë Mici ka postuar një mesazh në rrjetet sociale duke zyrtarizuar qëndrimin e tij në këtë skuadër.

“Vazhdojmë” shkruante futbollisti në një foto të tijën duke i shtrënguar dorën presidentit të Prishtinës, Remzi Ejupi, për të bërë të qartë se të paktën edhe për këtë sezon nuk largohej nga kjo skuadër.

WhatsApp Image 2022-06-17 at 6.27.19 PM (2)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"