Partizani e nis “ters” 2020-ën, tifozët e kuq shpërthejnë kundër skuadrës: Jeni për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 0:09

Partizani e nis “ters” 2020-ën, tifozët e kuq shpërthejnë kundër skuadrës: Jeni për mbijetesë

Pavarësisht ndryshimit të trajnerit, Partizani e ka nisur vitin 2020 me humbje në Korçë.

bandicam 2020-01-21 18-32-45-263

Humbja 3-2 përballë Skënderbeut, i cili është penalizuar të marrë pjesë në kompeticionet europiane nuk është përtypur lehtë nga tifozët e kuq, të cilët kanë shpërthyer në kritika në rrjetet sociale.

Rrjedha e ndeshjes dhe loja e kampionëve të Shqipërisë nuk i ka kënaqur aspak tifozët e Partizanit, aq sa disa prej tyre shprehen se ekipi nuk do të arrijë as të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Shënjestër e kritikave kryesisht janë lojtarët e Partizanit.

bandicam 2020-01-21 18-24-58-035

“Me këta lojtar as Europën nuk zini dot, jo më titullin. Sulmi 0, mbrojtja 0, mesfusha 0.”

“Një dyzinë me sulmues, 0 gola”.

“Për mbijetesë. Turp! Me këtë lojë shumë shpejt do jeni për mbijetesë!”

“Për pushime kanë qenë në Turqi këta se s’besoj të kenë bërë stërvitje. Me këtë gjendje që janë,këta përtojnë të bredhin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"