Partizani e nis me fitore, triumf në transfertë në ndeshjen e parë të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 13:56

Partizani e nis me fitore, triumf në transfertë në ndeshjen e parë të sezonit

Partizani e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri sportiv. Të kuqtë fituan në javën e parë në transfertë ndaj Kamzës 70-65. Pas barazimit në periodën e parë 18-18, të kuqtë fitojnë të dytën me diferencë 17-6.

partizani basketboll

Pas pushimit, kamzalinjtë shfaqen të rrezikshëm duke i fituar të dyja periodat e fundit dhe ngushtuar diferencën finale të pikëve në -5. Gjithsesi, Partizani ka dominuar pothuajse gjatë gjithë takimit duke qenë në epërsi nga fillimi deri në fund. Gjatë pjesës së parë është Bruno Daliu që shkëlqen duke shënuar 13 pikë. Po kaq do të shënojë edhe në pjesën e dytë duke u bërë dhe pikëshënuesi më i mirë i takimit.

partizani basket

Perioda e parë ka qenë e baraspeshuar. Ndërsa e dyta ka qenë e zotëruar plotësisht nga “demat e kuq”, ku nuk falin Daliu, Pregja e Gjonaj. Në fraksionin e dytë, skuadra e Kamzës ka luajtur më bukur, ndërkohë që Partizani është në mbrojtje të epërsisë. Kështu fitohet nga kamzalinjtë 25-21, ku spikat Majkëll Vaqari me 5 trepikësha, por shënojnë dhe Ergys Muhametaj e Hamati, ndërkohë që Birçe i bie të shënonte gjithmonë nga gjuajtjet e lira.

Po kështu ka fituar edhe periodën e fundit që më shumë i përkiste të riut 16- vjeçar, Fiord Zavalani. 2 minuta e fundit kanë qenë entuziaste për Kamzën, ndërkohë që shtoheshin “ethet” te miqtë, sidomos kur ngushtohet diferenca në 4 pikë. Por, gjithsesi, fundi gë- zoi skuadrën e Partizanit që rikthehet në elitë.

Pas ndeshjes, trajner Muhametaj tha: “Është një skuadër e re me lojtarë të rinj dhe me perspektivë. Dhanë gjithçka në fushë. Pavarësisht se humbëm, kemi fituar disa lojtarë ku dua të përgëzoj të rinjtë që vijnë nga grupmoshat 16- vjeçarët, Fiord Zavalani, Ergys Muhametaj, Sumer Koçishta, pavarësisht se sot nuk u aktivizua. Është skuadër gjithnjë në rritje. Dua të falënderoj kryebashkiakun Mziu për investimet e bëra në palestrën sportive, e cila ka ndryshuar pamje duke u bërë një palestër moderne”.

A.DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"