“Partizani e meritoi fitoren”, Kolela pas humbjes: Ja për çfarë jam i zhgënjyer me lojtarët e mi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 15:52

“Partizani e meritoi fitoren”, Kolela pas humbjes: Ja për çfarë jam i zhgënjyer me lojtarët e mi

Apolonia u mposht ditën e sotme me rezultatin 3-0 nga Partizani në shtëpi. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, trajneri i fierakëve, Xhovani Kolela, u shpreh se është i zhgënjyer nga skuadra e tij që nuk reagoi pas golit të pësuar.


bandicam 2020-11-25 15-49-50-690

“Keqardhje për rastet e humbura? Po sigurisht. Partizani arriti që ta meritojë këtë fitore. Ne e nisëm mirë ndeshjen, por nuk arritëm të bënim diçka. Më vjen keq që nuk reaguam pas golit të parë.

Pësimi i golave? Më shqetëson pësimi i golave, por nëse i hedhim një sy statistikave edhe kemi shënuar. Më vjen keq që nuk reaguam pas golit të pësuar, jam disi i zhgënjyer për këtë. Një skuadër mund të pësojë gol edhe nga goditja e dënimit, por mendoja se skuadra do të bënte më tepër, por nuk erdhi. Ndaj një skuadre të fortë si Partizani, duhet ta bëjmë diçka të tillë, pasi nuk të falin.”, u shpreh Kolela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"