Partizani e ka humbur titullin që në start

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 17:05

Partizani e ka humbur titullin që në start

ADNAN OCELLI

 

Ocelli Nand2 ndeshje, 1 barazim, 0 gola. Të gjitha ekipet kanë shënuar, përveç Partizanit. Objektivat në letër me realitetin në fushë, diametralisht të kundërt. Në letër ekip për kampion, në fushë nuk arrin akoma të realizojë asnjë gol. Në 4 ndeshjet e para, në vend që të kishte 10 pikë për të vazhduar ecurinë drejt objektivave, e shikon veten larg.

partizani

Partizani përsëri nuk ka bosht, nuk ka lojtar lider, nuk ka fantazist. Partizani ka probleme me krahët, me finalizimin, por edhe me mbrojtjen. Me Laçin shfaqi probleme, me Kukësin po ashtu! Vetëm për paaftësi të sulmuesit kuksian nuk pësuan, dy raste të pastra në qendër, një rast në krahun e majtë, një rast në krahun e djathtë. Kjo është shumë. Po ashtu, mbrojtës që dalin me probleme me top të kontrolluar, mesfusha e pasinkronizuar, pa krijimtari, që nuk prodhon lojë, larg portës. Të shthurur në fazën difensive. Sulmi apatik dhe jorezultativ.

Por, Partizani ka probleme edhe me stolin. Ai mund të jetë plot, por asnjë nuk bën diferencën as taktikisht, as teknikisht, as fizikisht kur futet në lojë. Të gjitha këto janë shfaqur në këto dy ndeshje. Me këtë paraqitje, me këtë mënyrë interpretimi, Partizani e ka humbur kampionatin që në start. Ku janë afrimet, ku janë kualitetet që të bëjnë diferencën? Skuadra duhet të reagojë sa më shpejt që objektivat të mos mbeten utopi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"