Partizani e bën ”traditë”, 5 edicione radhazi që mundet në javën e parë të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 21:48

Partizani e bën ”traditë”, 5 edicione radhazi që mundet në javën e parë të Superiores

Humbja e Partizanit ndaj Teutës në javën e parë të Kategorisë Superiore, ndoshta nuk ka çuditur shumë ndjekësit e zjarrtë të të kuqve. Ata janë mësuar në vitet e fundit që të shohin skuadrën e tyre në kuotën e 0 pikëve pas ndeshjeve të javës së parë, që është kthyer thuajse në traditë për klubin.

Teuta-Partizani

Në fakt, rezulton se humbja e sotme përkon me edicionin e 5-të radhazi që të kuqtë humbasin ndeshjen e hapjes. Seria nisi në edicionin 17-18, kur të kuqtë u mundën 2-0 nga Laçi. Një vit më vonë ishte Skënderbeu i cili mposhti të kuqtë, të cilët më pas e mbyllën edicionin duke u shpallur kampion.

Partizani humbja

Me petkun e kampionit, Partizani u mposht në javën e parë nga Kukësi në sezonin 2019-2020, ndërsa vitin e kaluar, ishte Kastrioti që mposhti të kuqtë. Kështu, me fitoren e Teutës sot, për të kuqtë bëhen 5 edicione që nuk njohin sukses në javën e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"