Partizani do përmbysjen, Sormani hedhë në fushë më të mirët. Ja si pritet të rreshtohen të kuqtë ndaj Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 8:59

Partizani do përmbysjen, Sormani hedhë në fushë më të mirët. Ja si pritet të rreshtohen të kuqtë ndaj Besëlidhjes

Partizani nuk ka çfarë të kursejë sot apo të bëjë plane për ndeshjen e radhës në kampionat, pasi ndaj Besëlidhjes luhet fati i Kupës. Humbja 3-0 në Lezhë bën që angazhimi të jetë maksimal në kampin e kuq, ndaj pritet që trajneri Adolfo Sormani të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. 

partizani

Gjithsesi, pritet që të ketë edhe ndonjë ndryshim në përbërje, nisur nga dy ndeshjet e fundit ku kryeqytetasit kanë triumfuar në kampionat. Me shumë mundësi sot do të jetë momenti i Dorian Kërçikut për të debutuar me skuadrën e parë të Partizanit. Ish-mbrojtësi i Tiranës do të pozicionohet në krahun e djathtë dhe ky takim i sotëm shikohet  edhe si një test për vazhdimësinë e tij për të siguruar rolin e titullarit.

formacionet

Broja nuk luajti ndaj Flamurtarit, por sot pritet të jetë i gatshëm, pasi e ka kaluar problemin. Sa i përket sulmit, trajneri ka praktikuar disa module, pasi dihet se shpresat e kualifikimit mbeten pikërisht tek efektiviteti i këtij reparti. Nuk është çudi që Solomon e Braun ta nisin së bashku nga minuta e parë dhe Bardhi të përdoret në pjesën e dytë, për të shtuar presionin mbi kundërshtarin. Kërkohet që skuadra të jetë agresive që në start dhe golin ta gjejë sa më shpejt që të jetë e mundur.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"