Partizani dhe Vllaznia luajnë për Europën, ja pse Kupa është treni i fundit për dy ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 9:49

Partizani dhe Vllaznia luajnë për Europën, ja pse Kupa është treni i fundit për dy ekipet

Një mes Vllaznisë dhe Partizanit rrezikon të mbetet pa biletë europiane në përfundim të sezonit futbollistik. Kjo vjen nga vetë pozicioni që mbajnë dy ekipet në renditje, katër dhe pesë.

FOTO LSA

FOTO LSA

Meqë përmes kampionatit ka pikëpyetje për të shkuar në Europë, Kupa shikohet si rruga më e shkurtër për të luajtur në verë në arenën ndërkombëtare.

Ndaj, Kupa shikohet si treni i fundit për të shkuar në Europë për të dyja skuadrat.

Ky fakt e shton delikatesën dhe rëndësinë e duelit mes dy klubeve me emër në Shqipëri, ndonëse shpresa matematikore kanë edhe përmes kampionatit, ku kanë mbetur edhe 30 pikë në lojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"