Partizani dhe Flamurtari në finale, eliminohet Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2017 | 11:58

Partizani dhe Flamurtari në finale, eliminohet Tirana

Janë luajtur dje dy ndeshjet gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë për të rinjtë. Partizani-Flamurtari do të jetë finalja që do të luhet të enjten në Elbasan në orën 14:00.

partizani besa u19

Në sfidën e parë, Partizani-Besa ka një përballje mes dy yjesh në pankinë, Ylli Shehu te të kuqtë dhe Ylli Teliti te Besa. Partizani ka vuajtur në atë takim dhe shpërthimi i skuadrës ka ardhur vetëm në minutat e fundit. Fillimisht, në të 78-ën ka ardhur zhbllokimi i rezultatit me Bajramaj dhe, më pas, janë realizuar edhe dy gola të tjerë. Kavajasit vetëm u mbrojtën në takimin e djeshëm, por nuk arritën të shmangin humbjen.

partizani besa u19.

Edhe gjysmëfinalja tjetër, Tirana-Flamurtari është zhbllokuar vetëm në minutat e fundit. Kanë qenë vlonjatët që kanë realizuar dy herë me anë të J.Qarrit dhe Aliajt, duke prerë biletën për në finale. Kjo është një fitore e madhe edhe e trajnerit Dritan Resuli, i cili ka një meritë të veçantë në ndërtimin e këtij grupi.

tirana flamurtari u19

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"