Partizani “blindon” Alban Hoxhën edhe për 3 sezone

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2017 | 13:01

Partizani “blindon” Alban Hoxhën edhe për 3 sezone

Pas afrimeve cilësore në repartin e avancuar, skuadra e Partizanit ka blinduar ditën e sotme edhe portën duke rinovuar kontratën me portierin Alban Hoxha.

alban hoxha

Kapiteni i të kuqve, njëkohësisht pjesëtar i përfaqësueses shqiptare, ka konfirmuar se do të udhëheqë “demat” edhe për 3 vitet e ardhshme.

Alban-Hoxha (2)

Hoxha është pjesë e Partizanit që prej sezonit 2013-2014 duke u shndërruar në një lider. Kontrata e re e firmosur e mban “gardianin” nga Cërriku të lidhur me klubin deri në vitin 2020.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"