Partizani bind, shkëlqejnë Cara e Bardhi në Pogradec

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 18:54

Partizani bind, shkëlqejnë Cara e Bardhi në Pogradec

Partizani prej disa ditësh është zhven dosur sërish në Ohër për përgatitje dhe sa herë që rruga i bie për në Pogradec, nuk ngurron të zhvillojë ndeshje miqësore me ekipin e këtij qyteti. Kjo vjen për faktin se liqenorët vërtet kanë ekip cilësor, por me sa duket është edhe një “dashuri” e vjetër e trajnerit Daja, pasi nga ky stadium dhe nga ky ekip ka filluar edhe rrugën e sukseseve të veta si “timonier”. Kjo është miqësorja e dytë që Partizani luan ndaj Pogradecit, ku të parën e fitoi me një gol në fund të ndeshjes, ndërsa dje të kuqtë fituan thellë me rezultatin 3-0. Në këtë ndeshje trajneri Daja nuk ka pasur në dispozicion shumë prej futbollistëve, që për të do të jenë titullarë gjatë sezonit. Miqesorja

Mësohet se Melo, Malaj, Belica, Lukas, Asani janë të dëmtuar dhe kjo i dha mundësi trajnerit të hidhte në fushë shumë të rinj dhe ishte mjaft interesante pikërisht një dyshe që edhe prodhoi gola. Bëhet fjalë për Bardhin që ka shërbyer dhe Carën që ka shënuar. Bitri u aktivizua në pjesën e dytë me kokën e fashuar. Edhe pse Daja ka luajtur kundër liqenorëve me tre sulmues, Cara, Solomon, Braun, ata nuk i kanë sjellë golat që në momentet e para. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se Solomon dhe Braun kanë shpërdoruar dy-tri momente kur janë ndodhur përballë portës pogradecare. Gjithsesi, Partizani ka mundur të përfitojë për të dalë te goli në minutën e 38-të të takimit. Në fakt, ishte një aksion sulmues i liqenorëve me shumë forca para dhe kanë goditur në drejtim të portës, por në momentin e kthimit të topit janë të kuqtë të cilët përfitojnë në kundërsulm nga shpejtësia në veprime e Bardhit që pason saktë te Cara, i cili bën gjithçka vetë duke qenë mes dy mbrojtësve dhe portierit mik dhe e shtyn topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë janë përsëri miqtë nga kryeqyteti që gjejnë rrugën e rrjetës për herë të dytë në minutën e 51-të kur Solomon depërton në zonë, gjuan diagonalen e fortë, por e ndal shtylla pingule dhe më pas është Llanaj që gjuan tokazi dhe dyfishon. Do të kemi përsëri kombinimin e radhës mes Bardhit dhe Carës në minutën e 59-të, që do të sjellë edhe golin e tretë dhe përfundimtar të kësaj ndeshjeje.
Melo Solomon Partizani
I pafat në këtë takim për të dalë te goli ka qenë Solomon që, edhe pse është treguar në shumë momente egoist, nuk ka shënuar dhe u duk se ishte në shumë momente edhe i tensionuar. Pogradecarët janë duke zhvilluar miqësore të njëpasnjëshme dhe natyrisht që u kanë sjellë edhe dëmtime, ku kanë munguar disa titullarë edhe për arsye objektive. Megjithatë, trajneri Abazaj ka dashur të tregojë me të tijtë më të mirën që ka dhe ka kërkuar të jenë dinjitozë kundër Partizanit, por duhet thënë se nuk kanë pasur forcën të vënë në vështirësi si portierin Hoxha ashtu edhe Teqjen. Ndërsa Partizani, edhe me mungesa, tregoi se është në rrugën e duhur për startin e sezonit.

solomon

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"