Partizani B-Veleçiku/ Ndrejaj: Vazhdojmë rrugën e suksesit. Pelingu: Me të kuqtë, si finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2020 | 10:07

Partizani B-Veleçiku/ Ndrejaj: Vazhdojmë rrugën e suksesit. Pelingu: Me të kuqtë, si finale

Partizani B – Partizanit B po konsolidohet nga java në javë, ku pas suksesit në Shijak erdhi fitorja në Orikum. E njëjta gjë pritet të përsëritet edhe sot ndaj Veleçikut. Në një prononcim për gazetën para sfidës së sotme, lojtari i të kuqve, Fernando Ndrejaj, u shpreh: “Ndihem i kënaqur te Partizani B, pasi secili vlerësohet për atë që jep në fushë.
Partizani B
Konkurrenca është e madhe dhe çdo gjë varet nga vetë lojtari. Sa i përket ecurisë deri tani, mund të them se Partizani B është rritur shumë dhe se grupi po funksionon si një familje. Unë do të jap më të mirën në fushë sa herë të aktivizohem. Ndaj Veleçikut do të kërkojmë vetëm fitoren dhe do të vazhdojmë në rrugën e suksesit”.
Veleciku
Veleçiku – Koplikasit janë qetësuar pas fitores me Vorën. Partizani B është kundërshtari i radhës për Veleçikun, takim i cili do të luhet në Pezë. Mesfushori Izmir Pelingu në lidhje me këtë takim u shpreh: “Kam shumë besim se do të marrim rezultat pozitiv dhe me të kuqtë. Gjatë javës kemi punuar shumë për disa variante loje dhe për të shmangur mangësitë që kemi pasur në mesfushë dhe sulm. Kemi një mbrojtje ‘të hekurt’ që është një garanci e fortë për ne. Partizanin B e kemi vlerësuar si finale dhe e njohim mirë, pasi ka lojtarë cilësorë. Duhet të zbatojmë detyrat e dhëna nga trajneri Rrustemaj. Kam shumë besim te rezultati pozitiv”.

ABDULLA DUSHKU

B.RAMEKAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"