Partizani 19 vite dështim në Kupën e Shqipërisë! Vllaznia dhe Laçi “makthe”, çerekfinalet tersi i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 10:31

Partizani 19 vite dështim në Kupën e Shqipërisë! Vllaznia dhe Laçi “makthe”, çerekfinalet tersi i madh

Partizani dështoi për të disatën herë radhazi të fitojë në Kupë.

parti

Pas këtij eliminimi, “Panorama Sport” u ka bërë një rezyme 19 dështimeve të njëpasnjëshme të të kuqve në Kupën e Shqipërisë, një kompeticion, që është kthyer në një mallkim më vete për ta.

Interesant është fakti se që nga finalja ndaj Dinamos në vitin 2004, Partizani nuk ka arritur ta prekë finalen. Madje edhe në gjysmëfinale ka shkuar vetëm dy herë, teksa çerekfinalet kanë rezultuar më së shumti fatale, pasi janë eliminuar 10 herë, ashtu siç ndodhi edhe në këtë sezon.

Duhet thënë se derbi i fundit në Kupë regjistrohet në sezonin 2012-2013, kur Tirana eliminonte të kuqtë në raundin e 1/16-ave. Dy skuadrat, që mund të konsiderohet si makthe të Partizanit në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend janë Vllaznia dhe Laçi, që e kanë eliminuar nga tri herë.

MV,.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"