Partizani 131 afrime për dy trofe, por tani i bëhet malore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 10:01

Partizani 131 afrime për dy trofe, por tani i bëhet malore

Partizani i presidentit Gaz Demi ka qenë një nga klubet më aktive në merkato në shtatë sezonet e fundit, që përkon me periudhën e rikthimit të “demave” në Kategorinë Superiore. Gjatë epokës “Demi”, nga vera e 2013-ës deri në janarin e 2020-ës, të kuqtë kanë afruar 131 futbollistë, me një mesatare 19 lojtarë për sezon. Përpos investimit të konsiderueshëm të presidentit Demi, me këto 131 përforcime në 7 vite Partizani ka arritur të fitojë vetëm një titull kampion, trofe që u kthye pas 26 viteve pritje nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, si dhe një Superkupë të Shqipërisë.
gaz demi erion bracePartizani 131 afrime për dy trofe, por tani i bëhet malore
Sezoni me më shumë afrime është ai i fillimit të epokës “Demi”, 2013-2014, ku 27 ishin përforcimet, për të vijuar me edicionin 2017-2018 me 24 përforcime në dy sesionet e merkatos, verë dhe dimër. Nisur nga numri i lartë i futbollistëve të afruar në 7 sezonet e fundit, 131 vetë, dhe trofetë e fituar nga të kuqtë në këtë periudhë, dy, i bie që në situatën aktuale Partizani i trajnerit Ilir Daja do të përballet me një mision të pamundur. E shkuara ka treguar se të kuqtë dështimet më spektakolare i kanë pasur pikërisht në sezonet ku kanë investuar më shumë, siç ishte edhe i fundit që e mbyllën kampionatin në vendin e gjashtë duke mbetur jashtë Europës.
Ilir Daja
Ndërsa sezoni 2020-2021 do të nisë me parametër zero, ku përpos dëshirës për të afruar lojtarë me peshë, Partizani është dënuar nga FIFA për çështjen “Çinari”, që i ka pezulluar merkaton për këtë edicion. Trajnerit Ilir Daja i del për detyrë që t’ia dalë këtë vit me grupin e lojtarëve të trashëguar, si dhe me rikthimin e katër futbollistëve nga huazimet, Lukas, Asani, Çikani dhe Hyseni. Për vetë mangësitë që ka skuadra dhe pamundësinë për të bërë merkato, referuar shifrave të 7 sezoneve të fundit i bie që Partizani i trajnerit Ilir Daja ta ketë të vështirë për të pretenduar objektivat madhorë. Gjithsesi, të kuqve nuk u mungojnë cilësitë në organikë, problem mbetet vetëm pjesa defensive ku mungojnë alternativat dhe trajneri Daja prej javësh po përshtat lojtarë të rinj në 4-5 pozicione. Edhe pa merkato, Partizani mbetet skuadra më e shtrenjtë e Kategorisë Superiore, që sipas “transfermarkt” vlerësohet me 4.9 milionë euro.

1111111111111

222222222222

33333333333333

444444441111111

4444444422222222222222

55555555555555

6666666

77777777777777

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"