Parma barazoi ndaj Fiorentinës, ja si vlerësohet nga media italiane Dermaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 21:31

Parma barazoi ndaj Fiorentinës, ja si vlerësohet nga media italiane Dermaku

Parma ka arritur të ndalë Fiorentinën në shtëpi, duke i marrë një barazim me rezultat 1-1. Kastriot Dermaku, mbrojtësi i Kombëtares, luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe tregoi një formë të mirë.

Dermaku

Dermaku është vlerësuar me notën 6 nga “Tuttomercato. web”.

“Nuk zhgënjen në mbrojtje, edhe për faktin se ashtu si kolegët, është i lumtur kur gjen përballë vetes një lojtar si Boateng, që nuk është sulmues qëndre. Kur Montela hedh në fushë në pjesën e dytë një qendërsulmues, ai vë në punë fizikun dhe vendosmërinë e tij”, shkruan kjo media për mbrojtësin e Kombëtares.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"