Parisienët heqin dorë nga Levandovski, PSG piketon sulmuesin e ri te… Sasuolo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 21:59

Parisienët heqin dorë nga Levandovski, PSG piketon sulmuesin e ri te… Sasuolo

PSG ka vendosur që të nisë një projekt të ri dhe orientimi i klubit me Luis Kampos si njeriun e merkatos do të jetë afrimi i futbollistëve të rinj në moshë, për të ndërtuar një skuadër që të jetë për shumë vite në majat e futbollit europian. Për këtë arsye, Robert Levandovski është hequr nga lista e alternativave për sulmin e skuadrës parisiene e cila duket se ka piketuar një futbollist nga Sasuolo.

skamaka berardi raspadori

Ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm i klubit italian, Xhovani Karnevali, ai që ka zbuluar se ka takuar Luis Kampos dhe ndër të tjera është diskutuar për Xhanluka Skamaka.

“Luis Kampos është një mik, jemi takuar në natën e finales së Ligës së Kampioneve. Kemi folur për shumë futbollistë, përfshirë edhe situatën e Xhanluka Skamaka. Mendoj se është një lojtar interesant për klube të ndryshme”, theksoi ai, duke bërë të qartë kështu si kishte një kontakt të parë mes palëve për futbollistin i cili kohët e fundit ka filluar të luajë më rregullisht edhe me kombëtaren e Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"