Parisi në kaos/ Familja mbretërore konfirmon Zidanin, ndërsa Leonardo…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 13:41

Parisi në kaos/ Familja mbretërore konfirmon Zidanin, ndërsa Leonardo…

Stoli i Paris SG-së është kthyer në një problem të brendshëm te Paris SG-ja. Nga njëra anë, njerëz të ngushtë pranë familjes mbretërore që zotëron klubi kanë bërë me dije se Zinedin Zidan do të jetë tekniku i ardhshëm i PSGsë. Nga ana tjetër, drejtori i ekipit Leonardo ka nënvizuar se ai dhe Zidan nuk kanë pasur asnjë takim mes tyre dhe se trajneri aktual, Mauricio Poçetino nuk ka kërkuar largimin nga klubi. E premtja ka sjellë zhvillime interesante në Paris, teksa ekipi përgatitet për takimin e fundjavës në kampionat kundër Sent Etienit.

zidane-barcelona-real-madrid-clasico-2021_lrezpodawruu1kbhim1l86max

“FAMILJA” – Kalifah Bin Hamad Al-Thani, kushëriri i presidentit të Paris SG-së, Naser Al-Kelaifi nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka konfirmuar se klubi francez ka nënshkruar me trajnerin Zinedin Zidan. Madje, ai ka shtuar se prezantimi i Zizusë në stolin e Parisit pritet të vijë shumë shpejt.

“Mirë se vjen Zizu”, ka shkruar Al Trhani në profilin e tij në “Twitter” dhe kaq ka mjaftuar që postimi ka marrë dhenë. Fjala e Al-Thanit shihet si vendimtare në Francë, pasi ishte po ky, i cili më parë zyrtarizoi dhe marrëveshjen e PSGsë me Mesin në verë. Edhe asokohe u mor me shaka, por zyrtarizimi i Parisit me Mesin u konfirmua vetëm pak orë më pas nga vetë klubi francez.

REAGIMI NGA LEONARDO – Por, ndërsa Al-Thani ka konfirmuar firmën me Zidanin, nga klubi i PSG-së kanë ardhur të tjera lajme. Ka qenë drejtori sportiv Leonardo, i cili ka mohuar gjithçka. Madje, ai ka mohuar dhe të ketë pasur një takim me Zizunë. “Kam respekt të madh, por nuk e kam parë dhe as jam takuar me Zidanin.

Nuk duam që Poçetino të largohet dhe ai nuk e ka kërkuar këtë”, sqaroi braziliani për agjencinë “AFP”. Tekniku argjentinas është dëshira e parë e drejtuesve të Mançester Junajtidit për t’i ofruar pankinën e “Djajve” në fund të këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"