“Paratë nuk i kam problem, shënoj 25 gola”, ugandezi i Tiranës nuk ka plan të largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 21:59

“Paratë nuk i kam problem, shënoj 25 gola”, ugandezi i Tiranës nuk ka plan të largohet

Junus Sentamu rigjen golin pas një muaji mungesë. Ugandezi është i lumtur jo vetëm për rrjetën, por edhe për shkëputjen në krye, ndërsa nuk ngurron të pranojë që ftesa nga Kombëtarja pas pezullimit e ka bërë me “krahë”. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për mediat, ai konfirmoi besnikërinë ndaj Tiranës, ndërsa tha që nuk ka në plan që të largohet, edhe nëse i vjen ndonjë ofertë e majme.

sentamu

Shënoni një tjetër gol, i lumtur?

Jam shumë i lumtur për paraqitjen time. Akoma më shumë për golin që shënova dhe shpresoj që të tjerë të vijnë. Ne jemi të përqendruar në rrugën tonë për të plotësuar misionin, kalimin në Superiore.

Më në fund do riktheheni në Kombëtare, pas pezullimit erdhi edhe ftesa?

Për ekipin kombëtar dhe ftesën e saj jam shumë i gëzuar. Nuk e vesh fanellën prej kohësh, por më në fund u ktheva. Me gola, punë të palodhur ia dola të jem në Kombëtare.

Jeni në kuotën e 12 golave, edhe sa të tjerë premtoni?

Ëndrra ime është që të shënoj nga 20 deri në 25 deri në mbyllje.

Bylisi barazoi, a ndiheni më të lehtësuar?

Për ne nuk ka rëndësi nëse Bylisi, fitoi apo barazoi a ndoshta humbi. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona. Bylisi është diç- ka tjetër. Ne shohim punën tonë pasi jemi Tirana, nuk merremi me skuadrat e tjera.

Jeni në kontratë, a jeni gati për një sezon tjetër bardheblu?

Për mua nuk përbën problem. Jam i kënaqur këtu. Kam dy vite kontratë, por nëse më del mundësia për të shkuar diku tjetër do ta diskutoj me klubin. Mes nesh nuk ka asnjë.

Po oferta a ke pasur nga jashtë Shqipërisë?

Në fakt, këto gjëra janë çështje të menaxherit tim. Nuk di të them ndonjë gjë më shumë.

Po nëse ju vjen ndonjë shans, a do të largoheshit?

Për mua nuk është problem paraja apo klubi i madh. Nëse unë kënaqem aty ku jam, jetoj mirë, e shijoj futbollin, nuk kam e kam problem as të qëndroj në Tiranë. Për më tepër, këtu ndihem shumë mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"