Paratë e sheikëve japin frytet, PSG drejt një rekordi historik në Champions Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 20:04

Paratë e sheikëve japin frytet, PSG drejt një rekordi historik në Champions Ligë

Mesa duket shpenzimet marramendëse, po japin frytet e tyre. Parisienët kërkojnë perfeksionin në grupet e Ligës së Kampionëve, ku synojnë të mbyllin grupin me pikë të plota, ku deri më tani kane arritur të marrin 4 fitore në po kaq takime.

Pastore PSG

Vetëm 5 ekipe kanë arritur që te kualifikohen me 6 fitore gjate fazës së grupeve, të cilat janë Real Madrid(2011/12 dhe 2014/15), Barcelona(2002/3), Spartak Moskë(1995/6) Milan (1992/93) dhe vetë PSG gjatë sezonit(1994/95). Deri më tani asnjë klub nuk ka arritur që ta mbajë portën e paprekur, te shohim nëse skuadra e Emeri do ta arrijë këtë gjë?.

Gjithashtu nëse skuadra franceze arrin të shënojë 5 gola, në dy ndeshjet e mbetura thyejnë gjithashtu edhe rekordin për më shumë gola të shëenuar gjatë fazës që grupeve, duke kaluar Borusia Dortmundin qe ka shënuar 21 gola në sezonin (2016/17)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"