Parashikuesi Danilo Alvesh provokon Skënderbeun: Shënoj gol dhe fitojmë 1-0 në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 11:40

Parashikuesi Danilo Alvesh provokon Skënderbeun: Shënoj gol dhe fitojmë 1-0 në Korçë

Danilo Alvesh e shikon të vështirë sfidën me Skënderbeun, por jo të pamundur për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Në një prononcim për “SuperSport”, sulmuesi brazilian thotë se ndihet mirë pas problemeve që pati në Kukës dhe është i gatshëm për këtë takim.

Remzi Sadiku dhe Danilo Alvesh

Alvesh e cilëson takimin me Skënderbeun si një ndeshje të vështirë dhe më të fortë se ajo e Kukësit. Sulmuesi kërkon fitoren, me qëllim që ekipi të arrijë objektivin që ka. E ndërsa premton se do të jepet maksimumi në këtë takim, Alvesh nënvizon se skuadra po luan mirë dhe se ai është i lumtur për golat që ka shënuar.

“Ndihem mirë dhe gati për të luajtur ndaj Skënderbeut pas problemeve që pata në Kukës. Është një ndeshje e rëndësishme dhe akoma më e fortë se ajo e javës së shkuar. Kam folur me të gjithë shokët e skuadrës dhe janë të përqendruar për këtë ndeshje. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të fitojmë dhe, për të arritur këtë, duhet të japim maksimumin si skuadër.

Ekipi po luan mirë, ndërkohë që personalisht jam i lumtur për golat dhe shpresoj të shënoj edhe ndaj Skënderbeut, si dhe në vijim, pasi këtë edicion kam shënuar shumë pak për skuadrën”, tha Alvesh.

REZULTATI

Sulmuesi Danilo Alvesh parashikon edhe një rezultat për ndeshjen me Skënderbeun. Ai shpreson që takimi të fitohet me rezultatin 1-0 dhe ai të jetë autori i golit.

Bushiç dhe Danilo Alvesh

“Shpresojmë ta kalojmë me rezultat pozitiv këtë ndeshje. Nuk duhet të pësojmë gol dhe të mos humbasim. Do japim maksimumin dhe  shpresoj të fitojmë 1-0. Jam optimist, fitojmë 1-0 me gol të Danilo Alvesh. Forca Flamurtari!”, u shpreh Alvesh.

OBJKETIVI

Alvesh ndalet edhe tek objektivat. Sulmuesi brazilian thotë se ndeshjet duhet të merren me radhë, ndërsa objektiv mbeten Kupat e Europës. Alvesh deklaron se në Vlorë ndihet shumë mirë. “Ndeshjet duhet që t’i marrim me radhë. Na duhet që të japim maksimumin në çdo takim për të arritur objektivat.

danilo alvesh

Natyrisht që duhet të bëjmë më të mirën për të arritur Kupat e Europës. Unë ndihem shumë mirë në Vlorë. Në ekip kemi lojtarë profesionistë, ndërsa ka edhe shumë konkurrencë, e cila i bën shumë mirë skuadrës”, tha Alvesh.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"