Parashikimi i Venger: Pas 5 vitesh nuk do të ketë më trajner, zëvendësimet do të bëhen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 13:20

Parashikimi i Venger: Pas 5 vitesh nuk do të ketë më trajner, zëvendësimet do të bëhen…

Trajneri francez, Arsen Venger, ka një mendim interesant për sa i përket të ardhmes së futbollit. Ish-trajneri i Arsenalit, i larguar pak kohë më parë pas shumë viteve në drejtim të “topçinjve”.

Venger

Në një intervistë për “Bild” ai deklaroi se roli trajnerit në të ardhme do të jetë i papërfillshëm. “Në 5 vitet e ardhshme, klubet nuk do të mund të përballojnë influencat e jashtme. Mbase ndërrimet e futbollistëve do të vendosen nga rrjetet sociale. Do të ketë ndonjë votim pas pjesës së parë. Njerëzit do të tregojnë se kush duhet të vazhdojë dhe kush duhet të dalë”, u shpreh francezi.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe transferimin e Ronaldos te Juventusi. “Kristiano ka marrë me vete ndjekësit e tij në Itali dhe publiku nëpër botë tashmë bën tifo për lojtarin dhe kjo klubin. Nejmari për shembull është ka më shumë ndjeksa se gjithë Liga e Parë franceze”, përfundoi tekniku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"