Parashikimi i Memës: Derbin e shoh barazim! Tirana favorite, por tifozët dhe klubi nuk e durojnë humbjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 0:44

Parashikimi i Memës: Derbin e shoh barazim! Tirana favorite, por tifozët dhe klubi nuk e durojnë humbjen

Ardian Mema, ish-futbollist dhe trajner i Tiranës, mendon se derbi i kryeqytetit ka më shumë gjasa të shkojë drejt një barazimi. Në studion e “Sport News Plus” ai analizoi këtë sfidë, duke treguar se pse e mendon në gjë të tillë në këtë ndeshje të shumëpritur nga tifozeritë në kryeqytet.

mema

“Këtë derbi në nivel parashikimi e shoh si barazim. E shoh kështu se skuadrat mund të tregojnë një lloj pragmatizmi në vetvete se nuk duan të humbasin. Kjo krijon anën psikologjike dhe besoj se do të jenë shumë të kujdesshëm e do të ruhen nga njëri-tjetri që të mos pësojnë gol e përfitojnë nga gabimet e njëri-tjetrit.

E shoh Tiranën më favorite se ka fituar kundër Teutës, është në vend të parë. Por nganjëherë euforia të bën mirë e nganjëherë dëm. Duhet të kenë kujdes e të jenë me këmbë në tokë. Partizani do të kërkojë fitoren meqë nuk ka marrë pikët, ndoshta mundet të kërkojë të jetë pragmatist, do ketë më shumë ekuilibër, të shfrytëzojë ndonjë gabim. Ndaj e shoh të vështirë lojën e me ekuilibër. Kur ndodhin ndeshje të tilla, shpeshherë ndodh që të ketë shumë pak raste, nga një për çdo skuadër.

Nesër është vendimtare për momentin, se është ende herët, por Partizani nëse humbet merr një goditje shumë të keqe se me pikët në renditje janë shumë keq, një goditje nga Tirana do të ishte shumë e keqe. Nga ana tjetër, te Tirana tifozët dhe klubi nuk e duron kur humbet. Varet si e përgatitin, te Tirana e përgatitin me eufori, e kanë si jetë a vdekje”, tha Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"