Parashikimi i çmendur/ Tifozi qëllon në shenjë autogolin e Demiralit dhe golashënuesit e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2021 | 0:00

Parashikimi i çmendur/ Tifozi qëllon në shenjë autogolin e Demiralit dhe golashënuesit e Italisë

Nuk kanë fund bëmat në start të Kampionatit Europian. Pas puthjes ndërmjet tifozëve kundërshtar dhe tifozit turk që improvizoi mustaqet sipër maskës, kësaj radhe protagonist është bërë një tifoz i Italisë, i cili ka gjetur rezultatin e saktë të ndeshjes madje ka qëlluar dhe golashënuesit.

e2

Tifozi i është përgjigjur një postimi të UEFA-s në ‘’Twitter’’, teksa në orën 11:30 të paradites ka bërë një status ku shkruan fitoren e Italisë me rezultatin 3-0 me shënues Imobilen dhe Insinjen madje ka qëlluar dhe autogolin e shkaktuar nga Demiral.

Postimi po bën xhiron e rrjetit teksa njerëzit kanë vërshuar në pëlqime dhe komente në profilin e italianit.

skenari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"