Parashikimi i Arshavinit: Skënderbeu di të luajë futboll, nuk ishim gati për t’u ndeshur me ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 21:42

Parashikimi i Arshavinit: Skënderbeu di të luajë futboll, nuk ishim gati për t’u ndeshur me ta

Përpara ndeshjes së djeshme mes Skënderbeut dhe Kairat Almatit, e fituar nga korçarët me rezultatin 2-0, ylli rus i skuadrës kazake, Andrej Arshavin, dha një intervistë për “Match TV” ku komentoi ndeshjen e parë të barazuar 1-1 dhe në njëfarë mënyre e parashikoi eliminimin.

skenderbeu kairat arshavin

“Mendoj se në ndeshjen e parë nuk bëmë as gjysmën e asaj që mundemi të bëjmë. Skënderbeu rezultoi që di të luajë futboll. Ata ishin shumë më mirë se ne, ndërsa ne treguam që nuk ishim gati për këtë përballje”, u shpreh Arshavin.

Kairati bëri sërish një ndeshje të dobët përballë Skënderbeut edhe në Korçë dhe në fund ishin shqiptarët ata që u kualifikuan për në turin e tretë të Ligës së Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"