Paraqitjet zhgënjyese të Ferrarit, Sebastian Fetel sulmon: Makina nuk funksionon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 15:38

Paraqitjet zhgënjyese të Ferrarit, Sebastian Fetel sulmon: Makina nuk funksionon

Ferrari vazhdon me paraqitjet zhgënjyese në Formulën 1, teksa rezultati më i mirë i italianëve në Rusi ishte vendi i 6-të i arritur nga Sharl Lëklerk, ndërsa Sebastian Fetel edhe një herë tjetër përfundoi poshtë 10 të parëve duke u klasifikuar në vendin e 13-të. Megjithatë, për një moment “Kokëkuqja” flirtoi me podiumin falë pilotit monegask.

Fetel fitore Australi

22-vjeçari e komentoi kështu paraqitjen e bërë në Soçi: “Është një vend i gjashtë që duhet vlerësuar pozitivisht, mbi të gjitha për aspektin psikologjik. Tani jemi më konkurrues në raport me makinat e tjera. Jam i kënaqur me këtë garë dhe mendoj që kemi bërë një hap përpara. Ndoqëm strategjinë e duhur, ndonëse humba kohë në ‘pit stop'”, deklaroi Lëklrek, i cili shpreson se azhurnimet e parashikuara te Ferrari do të sjellin rezultate: “Në Gjermani do të shkojmë me disa ndryshime dhe duket se gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur”, përfundoi Lëklerk.

“Zero pikë dhe me moral për tokë”, ky është bilanci për Sebastian Fetelin pas garës ruse. Ndërsa piloti gjerman nuk i kursen kritikat. “Nuk mendoj se mund të bëja më tepër. Ishte një garë e mërzitshme dhe aspak pozitive. I konsumova gomat shumë shpejt dhe nuk kisha më ritëm. Bëra maksimumin dhe jam i kënaqur nga gara ime, por jo që të qëndroj prapa makinave të tjera. Nuk është problem vetëm te pjesa e pasme, por tek e gjithë makina”, deklaroi 4 herë kampioni i botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"