Paraqitjet larg pritshmërive të klubit, sulmuesi drejt largimit nga Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 11:16

Paraqitjet larg pritshmërive të klubit, sulmuesi drejt largimit nga Vllaznia

Sulmuesi maqedonas, Fahrudin Gjurgjeviç, mund të largohet nga Vllaznia pas përfundimit të sezonit.

gjurgjevic

Dëmtimi i tij dhe paraqitja larg pritshmërisë këtë kampionat, me vetëm një gol të shënuar, ka bërë që drejtuesit të mendojnë rishikimin e kontratës me sulmuesin.

Gjurgjeviç e nisi në mënyrën më të mirë me kuqeblutë, duke realizuar dy herë në Ligën e Konferencës ndaj Shiroki Brijegut.

Megjithatë, vazhdimësia nuk ka qenë pozitive dhe klubi pritet t’i japë duart pas pak ditësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"