Paraqitje prej bomberi, sulmuesi shqiptar shënon katër gola në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 13:55

Paraqitje prej bomberi, sulmuesi shqiptar shënon katër gola në Turqi

Sulmuesi shqiptar, Arb Manaj ka shpërthyer mesditën e sotme duke shënuar plot 4 gola në Kupën e Turqisë.

arb manaj

Bandirmaspori mori një fitore të thellë 5-0 ndaj Sanliurfasopritduke u kualifikuar më tej në fazën e 1/16-ve të Kupës. Protagonist absolut ishte sulmuesi 23-vjeçar, që shënoi vetëm një gol në pjesën e parë, por plotësoi pokerin në pjesën e dytë.

Një goleadë që vjen në momentin e duhur për sulmuesin që kishte humbur vendin e titullarit në ndeshjet e fundit, por tani trajneri duhet të mendohet dy herë për shqiptarin.

Sezoni i kaluar ishte vërtet i mirë për Manaj që shënoi 6 gola, ndërsa këtë vit ka hasur vështirësi duke mos u aktivizuar shumë. Manaj ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës në qershor të këtij vit, duke shënuar dhe një gol ndaj Guineas, ndërsa në total ka bërë 3 paraqitje për dardanët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"