Paraqitje pozitive në miqësore, dy futbollistët afrikanë pranë firmës me Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 19:00

Paraqitje pozitive në miqësore, dy futbollistët afrikanë pranë firmës me Luftëtarin

Luftëtari i ka nisur përgatitjet më 18 gusht dhe gjatë kësaj periudhe trajneri Jovanoviç është marrë me seleksionimin e të rinjve. Pas Kames dhe Mehmetit, ai ka larguar edhe dy vlonjatët Aulon Velaj dhe Armando Taraj. Ndryshe është situata me afrikanët Fransis Lamptei dhe Ejon Mokoko, i pari mbrojtës dhe i dyti sulmues. Ata janë shumë pranë Luftëtarit, pasi janë paraqitur mirë në miqësoren me Orikun. Burime brenda klubit gjirokastrit pohojnë se firma me dy afrikanët është çështje orësh.
Luftetari miqesore
Fransis Lamptei për “Panorama Sport” pas seancës së djeshme stërvitore u shpreh: “Këto ditë në Gjirokastër jemi ndier mirë. Nëse gjërat do të shkojnë mirë në vazhdim, do të jap më të mirën për Luftëtarin. Është shpejt për hollësi, pasi na duhet kohë për të njohur më mirë ambientin. Për mua dhe të tjerët, është koha të punojmë fort dhe me seriozitet”.

E njëjta situatë është dhe me futbollistët David Bocaj, Rivaldo Bakaj dhe Xhosi Lamaj, të cilët pritet të jenë pjesë e Luftëtarit sezonin e ri. Nesër Luftëtari do të luajë një miqësoren me Këlcyrën në Gjirokastër

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"