Paraqitje mbreslënëse, Broja: Nuk kisha asnjë diferencë edhe pse u riktheva nga dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 13:43

Paraqitje mbreslënëse, Broja: Nuk kisha asnjë diferencë edhe pse u riktheva nga dëmtimi

Armando Broja i cili shkëlqeu me Viteshen e tij në sfidën e djeshme ndaj Emenit në transfertë ai realizoi një gol dhe dhuroi një assist.

broja

19-vjeçari i cili është në pronësinë e Çelsit u shfaq i lumtur nga kjo paraqitje dhe theksoi se edhe pse u rikthye nga dëmtimi ai nuk kishte aspak diferencë nga të tjerët:

“Jam shumë i lumtur të luaj përsëri. Nuk është e thjeshtë. Ka një ndryshim shumë të madh, pasi stërvitesha veçmas, qëndroja në shtëpi, ndërsa sot isha në fushë.

Pavarësisht se vij nga një dëmtim, cilësia ime nuk ka shumë diferencë me lojtarët e tjerë. E përsëris edhe një herë, jam shumë i lumtur.

Tanane më dha një pas të mirë dhe unë shënova. Unë bëra më të mirën time. Rikthimi në formë? Rëndësi ka që unë jam rikthyer në fushë dhe jam me fat.”,përfundoi Broja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"