Paraqitje fantastike, mbrojtësi shqiptar i Interit shkëlqen me moshat e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 23:34

Paraqitje fantastike, mbrojtësi shqiptar i Interit shkëlqen me moshat e Italisë

Ramen Çepele, mbrojtësi i datëlindjes 2003, ka shkëlqyer ditën e sotme me Italinë e 17-vjeçarëve.marcucci.italia.under19.esulta.2017.2018.750x450

Mbrojtësi me origjinë shqiptare, aktivizohet për të rinjtë e Italisë, teksa ditën e sotme ka shënuar golin e fundit për ekipin e tij, ne fitoren e thellë 6-1, kundër Luksemburgut.

Çepele prej kohësh ndiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë, me drejtuesit që kërkojnë ta bëjnë pjesë të kuqezinjve. Mbrojtësi aktivizohet me 18-vjeçarët e Interit në Itali dhe shihet si një lojtar me të ardhme të madhe.

gettyimages-1044703802-1024x1024

Kuqezinjtë do të provojnë ta marrin lojtarin në Kombëtare, por pritet të shihet edhe cila do të jetë dëshira e futbollistit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"