Paraqitje e dobët, Shqipëria mposhtet nga Bjellorusia në basketboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2020 | 12:26

Paraqitje e dobët, Shqipëria mposhtet nga Bjellorusia në basketboll

Shqipëria e basketbollit të meshkujve është rikthyer dje në parket për ndeshjet paraelimintarore të vlefshme për Kampionatin Botëror 2023. Kuqezinjtë e trajnerit Afrim Bilali regjistruan një humbje të rëndë në shifrat 90-50 përballë Bjellorusisë në sfidën e zhvilluar në Matosinjos të Portugalisë, aty ku po mbahen takimet e grupit A.

SHQIPERIA BASKET

Ashtu sikurse pritej, diferencat mes skuadrave ishin të mëdha, me bjellorusët që e shfaqën superioritetin e tyre gjatë gjithë takimit. Shqipëria mundi të rezistojë disi vetëm në periodën e parë, për t’u dorëzuar më pas pa kushte ndaj një rivali më të fortë. Një humbje kjo që mund të konsiderohet e pritur, pasi përveç nivelit të ulët që ka pasur kombëtarja jonë e basketbollit në dekadat e fundit, së fundmi është shtuar edhe një tjetër problem i madh, që ka të bëjë me mungesën e ndeshjeve.

Siç dihet Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që nuk i ka rifilluar aktivitete sportive në salla të mbyllura pas shpërthimit të pandemisë dhe kjo sigurisht ka ndikuar në përgatitjen e skuadrës për këto takime. Kjo ishte disfata e dytë në grup për kuqezinjtë, teksa të besuarit e Bilalit regjistrojnë edhe një fitore. Shqipëria e nisi takimin me entuziazëm, teksa Hamati fitoi topin e parë, me Daniel Lekndreajn që shënoi menjëherë për dy pikë. Kuqezinjtë luajtën rrjedhshëm në minutat e para, ku fillimisht arritën të kryesonin 10-7.

Megjithatë, në gjysmën e dytë të periodës, bjellorusët reaguan dhe kthyen gjithçka në favor të tyre, duke e fituar këtë fraksion loje ne shifrat 21-16. Bjellorusët më pas e thelluan gradualisht avantazhin teksa dominuan edhe në tre periodat e mbetura, duke i fituar ato respektivisht në shifrat 24-7, 23- 20 dhe 22-7. Me 15 dhe 3 asiste, Daniel Lekndreaj ishte lojtari më i mirë për Shqipërinë në këtë ndeshje, ndërsa statistika dyshifrore pikësh regjistroi edhe Hamati (10). Më 28 nëntor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e radhës, përballë Portugalisë.

KALE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"