Paraqitje e çuditshme ndaj Laçit, belgët e Anderlehtit luajtën pa sponsor në fanellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 9:02

Paraqitje e çuditshme ndaj Laçit, belgët e Anderlehtit luajtën pa sponsor në fanellë

Fanella pa sponsor të stampuar përpara ra në sy tek Anderlehti në ndeshjen e luajtur mbrëmë në “Elbasan Arena” ndaj Laçit. Mediat belge kanë sqaruar edhe shkakun pse gjigantët u paraqitën në Shqipëri me fanella të thjeshta, pa pasur asnjë sponsor, një paraqitje e çuditshme gjithsesi.

Rafaelov Anderleht

Anderlehti luajti thjesht me uniformën vjollcë, ku binte në sy vetëm sponsori teknik dhe stema e klubit. Skuadra e trajnerit Kompani ka kontratë sponsorizuese me “DVV” dhe “Candriam”, por ajo është e vlefshme vetëm për kampionatin belg, jo për Kupat e Europës. Ja pra që ndodh edhe kështu edhe me gjigantë të futbollit europian, jo vetëm me skuadra shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"