Paraqitje dinjitoze në miqësoren e dytë, Shqipëria U-17 barazon me Bosnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2019 | 13:23

Paraqitje dinjitoze në miqësoren e dytë, Shqipëria U-17 barazon me Bosnjën

Shqipëria U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka zhvilluar ditën e sotme në Zenicë, takimin e dytë miqësor ndaj Bosnjë Hercegovinës, që është mbyllur në barazim 1-1.

Shqiperi-Bosnje

Kujtojmë që në përballjen e para pak ditëve, boshnjakët triumfuan ndaj kuqezinjve me rezultatin e thellë 5 me 1. Për sa i përket takimit të sotëm, ishte Shqipëria U-17 që kaloi e para në avantazh në minutën e 21-të me anë të futbollistit Klajdi Lusha. Vetëm 6 minuta ka zgjatur festa e kuqezinjve, pasi vendasit barazuan shifrat në të 27-tën.

Pjesa e dytë ka filluar më e kujdeshme me të dy skuadrat që kanë qarkulluar topin duke tentuar ti afrohen me sulme graduale portave respektive, por pa sukses.

Shqiperi-Bosnje u17

Këto 2 përballje i shërbyen trajnerit Beqiri për të parë gjendjen e lojtarëve në prag të përgatitjeve për kualifikueset që do të zhvillohen në muajin nëntor.

Shqiperia U17

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni; Miftiu; Hajdaraj; Tora; Lusha; Sula; Janaqi; Zalli; Krasniqi, Preka, Mitaj (C) (U aktivizuan: Rachi, Dervishi, Cereni, Qerpiku dhe Mahmuti).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"