Paraqitje dinjitoze në miqësore, Dinamo bind ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 19:53

Paraqitje dinjitoze në miqësore, Dinamo bind ndaj Kastriotit

Dinamo ka bërë një paraqitje tepër dinjitoze në miqësoren ndaj Kastriotit që përfundoi në barazim 1-1. Blutë e kryeqytetit kaluan të parët në avantazh në minutën e 58-të me brazilianin Velber, të afruar nga skuadra e Burrelit, ndërkohë që krutanët gjetën golin e barazimit në minutën e 86-të me anë të Prodanit, duke shmangur humbjen në testin miqësor të zhvilluar në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Dinamo

Kjo ishte miqësorja e dytë e bluve të Dinamos në këtë fazë përgatitore, pas asaj të zhvilluar ditën e shtunë në Elbasan. Kujtojmë që skuadra legjendare shqiptare ka si objektiv rikthimin në Kategorinë Superiore këtë sezon, ndërkohë që krutanët, do të jenë të kënaqur me mbijetesën në Superiore.

Kastrioti

KASTRIOTI – DINAMO 1-1
Golat: Prodani 86′ / Velber 58′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"