Paraqitja jo e mirë ndaj Teutës, trajneri Cungu ndryshon 35% të formacionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 9:42

Paraqitja jo e mirë ndaj Teutës, trajneri Cungu ndryshon 35% të formacionit

Humbja ndaj Teutës dhe për më tepër, paraqitja jo e mirë e disa lojtarëve ka bërë që tekniku të ndryshojë më shumë se 35% të skuadrës bazë. Vllaznia pritet që të ketë shumë lëvizje në formacionin e parë ndaj Luftëtarit.

Vllaznia-Teuta

Pavarësisht se përgjatë gjithë javës po flitej që në takimin ndaj Luftëtarit të mos kishte lëvizje në formacion, ajo që mësohet në ditët e fundit të përgatitjeve është se tekniku po shikon të bëjë lëvizjet që priten t’i japin rezultat. Lëvizje pritet të ketë në të majtë të mbrojtjes.

cungu

Antonio Marku do të jetë në vend të Erdenis Gurishtës për këtë takim. Lëvizje pritet të ketë edhe në mesfushë, ku Bardulla do të kthehet titullar duke lënë në stol Erion Vucajn, ndërsa në formacionin e parë do të kthehet Çinari që do të zërë vendin e Arsid Krujës në një prej krahëve të mesfushës.

Vllaznia

Po ashtu, edhe Andi Ribaj pritet që të startojë këtë takim si titullar, duke zërë vendin e ganezit Çarls Atsina. Katër lëvizje që pritet që të japin frytet e tyre në këtë përballje të tretë të këtij sezoni.

Nisur nga sa është parë në momentet e fundit, kuqeblutë do të luajnë me Selimajn në portë, në mbrojtje me katërshen Gocaj, Pjeshka, Orelesi e Marku. Në mesfushë priten që të luajnë nga krahët Çinari nga e djathta dhe Lika nga e majta. Qendra do t’i besohet treshes Krymi, Hasani dhe Bardulla, ndërsa në sulm do të luajë Ribaj.

ADMIR URUÇI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"