Paraqitja e shkëlqyer ndaj Lacios, Hysaj fiton vlerësimet e mediave dhe u mbyll gojën kritikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 14:39

Paraqitja e shkëlqyer ndaj Lacios, Hysaj fiton vlerësimet e mediave dhe u mbyll gojën kritikëve

Elseid Hysaj ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundjavës përballë Lacios në fitoren 4-1. Paraqitja e tij është vlerësuar nga websiti i njohur “Whoscored.com” që e ka vendosur Hysaj në formacionin më të mirë të javës.

dfgb

Gjithashtu, Hysaj ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Napolit në këtë sezon, por përsëri kritikët e tij nuk kanë munguar. Por, pas paraqitjes ndaj Lacios ai ka ndryshuar mendjen e disa prej tyre.

qrgb

Në rrjetet sociale një faqe e dedikuar Napolit, “SSC Napoli America” e pranon që e ka kritikuar shumë mbrojtësin shqiptar, por ndaj Lacios ai ka bërë një paraqitje mbresëlënëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"