Paraqitja e Juves, Kapelo debat me Sarrin “live” në emision: Ndoshta unë kam parë ndeshje tjetër!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 11:12

Paraqitja e Juves, Kapelo debat me Sarrin “live” në emision: Ndoshta unë kam parë ndeshje tjetër!

Mauricio Sarri e pranoi që Juvja e tij ishte e ngadaltë ditën e djeshme përballë Lokomotivës së Moskës, por nga ana tjetër përgëzoi të tijtë që nuk e humbën toruan edhe pasi pësuan të parët.

sarri kapelo

Sarri përmendi edhe statistikat e ndeshjes, ku ishin 28 goditje të bëra drejt portës, por në studion e “Sky Sport”, ai pati disa replika me Fabio Kapelon, i cili ishte skeptik për ndeshjen e zhvilluar nga bardhezinjtë. Ja debati i tyre drejtpërdrejt në emision.

SARRI: – Më thanë pas ndeshjes se që kur ekziston Champions League, kemi vendosur rekord për mbajtjen e topit (77.8%) dhe për epërsinë territoriale, me 28 gjuajtje të bëra.

KAPELO: – Mauricio, më falni, mos the 28 gjuajtje? Ndoshta unë kam parë ndeshje tjetër!

SARRI: – Nuk janë shifrat e mia, janë statistikat që më dhanë pas ndeshjes.

KAPELO: – Kur të vijnë statistikat e UEFA ka numra të jashtëzakonshëm. Kur isha komentator në TV, shpesh pyesja veten nëse kisha parë një ndeshje tjetër. Juventusi fitoi me Lokomotivën e Moskës me dy goditje nga jashtë zone. Në golin e dytë ishte vendimtar gabimi i portierit.  Sidoqoftë, Mauricio, jemi të lumtur për ju.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"