Paraqitja e dorëheqjes së Ahmatajt, ja çfarë ndodhi te dhomat e Tiranës. Drejtuesit nuk po kuptonin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 21:20

Paraqitja e dorëheqjes së Ahmatajt, ja çfarë ndodhi te dhomat e Tiranës. Drejtuesit nuk po kuptonin…

I befasishëm ishte padyshim shpërthimi i Julian Ahmatajt, pas humbjes së Tiranës 2-1 në fushën e Skënderbeut.

julian ahmataj

Pas ndeshjes, ishte gazetari i “Supersport”, Gjergji Stefa që dha disa detaje nga dhomat e zhveshjeve në kampin bardheblu. Trajneri Julian Ahmatajt kishte takuar lojtarët, ndërkohë që këta të fundit ishin ndjerë të befasuar për dorëheqjen e tij për drejtuesit.

Ahmataj pas ndeshjes u shpreh se në këto kushte nuk mund të vazhdonte më, ndërkohë që vetë presidenti Refik Halili nuk pranoi që të prononcohej më tepër. Pritet që nesër të ketë një takim mes presidentit dhe trajnerit, sepse sipas drejtuesve ishte gjaknxehtë deklarata e trajnerit, dhe ata nuk po e kuptonin arsyen e shpërthimit të Ahmatajt. Edhe lojtarët e kanë konfirmuar se kanë punuar në kushte normale me Ahmatajn gjatë këtyre javëve.

Tashmë, pritet si do të shkojë kjo situatë në klubin e Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"