Paraqitja dinjitoze e boksierit të talentuar shqiptar, siguron medalje bronzi në Kampionatin Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 19:49

Paraqitja dinjitoze e boksierit të talentuar shqiptar, siguron medalje bronzi në Kampionatin Europian

Kombëtarja U-18 e Shqipërisë në boks po merr pjesë në Kampionatin Europian që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Boks U18

Kuqezinjtë përfaqësohen në këtë aktivitet me këta boksierë: Kristian Koço (52 kg) Flamurtari, Orgito Llaha (60 kg) Teuta, Ergys Toçi (64 kg) Teuta, Besjor Gjetaj (69 kg) Vllaznia, Santiago Selimaj (75 kg) Flamurtari, Arlind Cera (81 kg) Tirana dhe Arbi Haxhiu (91+ kg) Teuta. Përfaqësuesja e boksit në këtë event drejtohet nga trajnerët Enton Kikrri dhe Lazarin Vila.

Shqipëria ka arritur të sigurojë zonën e medaljeve me anë të Santiago Selimajt, i cili tashmë e ka hipotekuar bronzin.

Santiago Selmani

Megjithatë boksieri i Flamurtarit do të kërkojë të sigurojë finalen, teksa do ngjitet më 20 nëntor në ring për ndeshjen gjysmëfinale, ku përballë do të ketë një kundërshtar ukrainas. Një paraqitje e shkëlqyer nga ky sportist, që arrin të ngjitet në podium në një event të rëndësishëm siç është europiani.

126120423_365828874644849_6156028136253657736_n

Ndërkohë Arlind Cera gjithashtu ka arritur të kalojë një tur, teksa ka triumfuar ndaj një rivali nga Bullgaria. Ndërsa boksierët e tjerë janë mundur që në ndeshjet e tyre të para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"