Paralajmërimi nga Komisioni i Disiplinës, Tirana i bën thirrje tifozëve: Mos e dëmtoni skuadrën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 19:17

Paralajmërimi nga Komisioni i Disiplinës, Tirana i bën thirrje tifozëve: Mos e dëmtoni skuadrën!

Tirana ka marrë ditën e djeshme një paralajmërim nga Kosmisioni i Disiplinës, për shkak të sjelljes jo korrekte nga tifozët në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit.Tirana goli

Pikërisht për këtë arsye klubi bardheblu, nëpërmjet një postimi në “Facebook” i ka bërë thirrje tifozëve të mos e dëmtojnë skuadrën, me anë të hedhjes së shisheve apo sjelljes antisportive në stadium.

Tirana ka një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Luftëtarit dhe për këtë arsye kanë kërkuar nga tifozët e tyre të mos bëjnë veprime, që nuk kanë lidhje me atë që ndodh në fushë.

Ndaj gjirokastritëve bardheblutë do të kërkojnë vetëm fitoren, teksa ditën e djeshme kanë njoftuar tifozët se kanë dalë në shitje edhe biletat.

TIR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"