“Paraja po e shkatërron futbollin”/ Gjetja gjeniale e regjisorit gjerman, zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare me 22 futbollistë nudo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 17:45

“Paraja po e shkatërron futbollin”/ Gjetja gjeniale e regjisorit gjerman, zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare me 22 futbollistë nudo

Vazhdojnë protestat për komercializimin masiv të futbollit. Para disa ditësh u zhvillua ndeshja e parë ndërkombëtare nudo, mes Gjermanisë dhe Holandës. Sipas regjisorit, Gerrit Starcevski, kjo është një mënyrë për të treguar se paraja po e shkatërron këtë sport.

EhTo2E4WsAENgQy

Në fushën e blertë zbritën persona vetëm me çorape të ngjyrave të ndryshme për t’u dalluar nga njëri-tjetri dhe nga një numër në shpinë dhe gjoks. Asnjë bluzë dhe as pantallona të shkurtra. Ky takim u mbajt në qytetit e Vupertal në Gjermaninë perëndimore. Kujtojmë që më herët në shtetin gjerman janë zhvilluar ndeshje të tjera nudo, midis qyteteve të ndryshme, ndërkohë që ky ishte takimi i parë ndërkombëtar.

encuerados_alemanes

Shkallët e stadiumit ishin bosh, ashtu si është vendosur për çdo manifestim sportiv në kohë pandemie, por kamerat ishit të ndezura për të filmuar ndeshjen dhe për ta kthyer në një film. Sipas regjisorit gjerman sistemi i futbollit është i sëmurë dhe kjo është aryse pse të gjithë janë të zhveshur në fushë.

gjermania

Kjo gjetje gjeniale rezultoi shumë e suksesshme dhe u aplikua nga 35 vende të tjera. Tashmë po mendohet për ndeshjen e radhës atë mes Gjermanisë dhe Anglisë me 22 futbollistët totalisht të zhveshur në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"