“Paragjykimet? Angazhimi ishte maksimal, Kukësi s’merret me fjalë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2016 | 9:39

“Paragjykimet? Angazhimi ishte maksimal, Kukësi s’merret me fjalë”

Trajneri Klodian Duro pas ndeshjes pohoi se Kukësi e kishte përgatitur ndeshjen me Partizanin për të ruajtur serinë pozitive, por sipas tij futbolli i tillë është dhe duhet pranuar.

Trajneri i Kukesit, Klodian Duro, gjate ndeshjes se futbollit, Teuta-Kukesi, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nKukesi's coach Klodian Duro during the Albanian Super League football match Teuta vs Kukesi, 0-0, at the Niko Dovana stadium in Durres.

“E patëm përgatitur këtë ndeshje ashtu si sfidat e mëparshme, në të cilat përveç lojës së mirë kemi marrë edhe rezultatet. Takimi me Partizanin ka qenë i njëjtë me ndeshjet që kemi fituar, deri në atë minutë fatkeqe që na ndëshkoi. Futbolli i tillë është dhe të gjithë duhet të qëndrojmë me kokën lart dhe të gjithë të jemi të bashkuar për të vijuar misionin tonë. Nuk është e lehtë që të bësh 10 rezultate pozitive rresht. Mirë do të ishte që këtë rrugë ta vazhdonim edhe sot, pasi bëmë gjithçka për ta fituar takimin.

Penalltia e humbur në fund të pjesës së parë do të kishte ndryshuar mendoj unë jo vetëm rezultatin, por do të na kishte dhënë edhe sigurinë e duhur për të marrë fitoren. Me atë që po jepnim në fushë, e kishim të merituar fitoren, por duhet të qëndrojmë me kokën lart se i tillë është futbolli. Gjithsesi dua të uroj Partizanin, pasi është ai fituesi i ndeshjes.

Dua të vlerësoj momentin pozitiv të dhënies së 11-metërshit dhe normalisht ndëshkimin me karton të kuq të portierit Hoxha si lojtar i fundit. Por dua të ndalem edhe te kartoni i kuq i Lladrovcit, por më duket pak e tepruar të nxjerrësh dy të verdhë për 5 minuta, për ndërhyrje jo të rrezikshme.

Gjithsesi vlerësoj Partizanin për fitoren”, u shpreh fillimisht trajneri i Kukësit, Klodian Duro, për “Supersport” në emisionin “Gol pas goli”. Vendi i tretë- “Ne do të vazhdojmë që të luftojmë fort deri në javën e fundit, edhe sikur të kishim fituar sot ndaj Partizanit. Kështu që e njëjta gjë vijon për ne edhe pas këtij takimi. Pra, duhet të jemi të gjithë bashkë që Europën ta sigurojmë edhe nëpërmjet kampionatit duke siguruar vendin e tretë. Këtë mision do ta arrijmë me impenjimin e duhur”, vijoi më tej trajneri i skuadrës verilindore.

Paragjykimet

Kjo ndeshje edhe për shkak të sfondit politik, por edhe për faktin se Gjici ka qenë shumë i ashpër me Skënderbeun, ndoshta është paragjykuar para se të luhej edhe më shumë sesa duhet. Pyetjes se sa shanse ka që Kukësi në këtë ndeshje të mos jetë angazhuar mjaftueshëm për të qenë agresiv ndaj Partizanit, Duro iu përgjigj: “Shanset janë zero. Jo vetëm presidenti Gjici, por i gjithë ekipi kemi qenë shumë afër për këtë takim.

Normalisht jetojmë në një vend me fjalë dhe nuk është se do t’i mbyllim ne këto paragjykime. Ne nuk jemi marrë me fjalë, por me futbollin në fushën e lojës dhe për këtë gjë mua më vjen keq. Të paktën sot ndaj Partizanit fati nuk ishte me ne, pasi na ndëshkoi në mënyrën më të keqe. Takimi u vendos nga një episod i vetëm, nga cilësia e një lojtari si Sukaj. Pavar- ësisht këtij rezultati, ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Nuk ka asnjë lloj shansi që futbolli i sotëm të jetë i ngatërruar me politikën dhe fatin e ndeshjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"