Paradoksi në Gjermani, pret dy muaj dhe e lë fushën pas 4 minutash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 16:59

Paradoksi në Gjermani, pret dy muaj dhe e lë fushën pas 4 minutash

Kaq shumë kohë për t’u rikthyer në fushë dhe pastaj… del nga fusha e lojës pas vetëm 4 minutash. Paradoksi ndodhi në terrenin e Bundesligës 2, e ndërprerë prej dy muajsh pas pandemisë së Koronavirusit. Futbollistët e Bohumit, Haidenhaimit, Erzgebirge Aues, Zandhauzenit, Jahn Regenzburgut, Holshtain Kielit, Karlsruhes dhe Darmshtadit ishin ekipet e para që rinisën aktivitetin e tyre të futbollit, me ndeshjet e parashikuara në orën 13:00 të së shtunës.ghk

Por për dikë, gëzimi për t’u rikthyer në fushë zgjati me të vërtetë pak. Katër rrotullime të akrepit të minutave dhe një faull që i hoqi kundërshtarit mundësinë e shënimit të golit solli kartonin e parë të kuq të nxjerrë në Gjermani pas rinisjes së kampionateve. Protagonist negativ ishte Denis Dikmaier, mbrojtësi i Zandhauzenit, i cili nuk arriti të heqë plotësisht ndryshkun nga 2 muajt pushim.

Pasi preku topin një herë të vetme, futbollisti llogariti keq kohën e një ndërhyrjeje dhe përplasi kundërshtarin në 16 metrat e tij. I kuq, penallti dhe avantazh i të zotëve të shtëpisë së Erzgebirge Aues, me Dimitri Nazarov, i cili mori kënaqësinë e të qenit lojtari i parë që festoi një gol pas izolimit.

fd

Me 10 vetë përgjatë gjithë pjesës tjetër të ndeshjes, Zandhauzeni nuk arriti t’i imponohej kundërshtarit, duke e humbur ndeshjen 3-1 dhe duke rrezikuar tani zonën e ftohtë të rënies.

Por ajo që do të mbetet gjithnjë në mendjen e të gjithëve në këtë ndeshje është sigurisht kartoni i kuq i mbrojtësit, i cili priti kaq shumë për të luajtur sërish, por nuk pati kohë as të bëjë pis këpucët e tij…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"