Paradoksi me tifozët në Shqipëri, dyndje nga ndërtesat rreth stadiumeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 17:40

Paradoksi me tifozët në Shqipëri, dyndje nga ndërtesat rreth stadiumeve

Vendimi për të mos lejuar tifozë në stadiume nuk është se ka penguar këta të fundit për t’iu afruar impianteve në ndeshjet e këtij sezoni.

Korabi

Rasti më i fundit në futbollin shqiptar, që në njëfarë mënyre zhbën totalisht mbylljen e stadiumeve është ai i ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Dinamos, luajtur këtë të hënë. Me qindra tifozë ishin grumbulluar në rrethimin dhe ndërtesat jashtë stadiumit, pa mbajtur distancë sociale.

Në rast se impiantet do të ishin hapur, minimalisht tifozët do të kishin mundësinë të mbanin distancë, pasi duke qenë jashtë, janë të detyruar të gjejnë të gjithë një pozicion nga ku mund të shikohet ndeshja në ndërtesat rreth stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"